Platforma dixhitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të ndihmuar qytetarët që kërkojnë shërbime.
Asistenti virtual 1.0 u prezantua nga Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT.
“Vëmë në dispozicion të qytetarëve një shërbëtor publik i cili do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe të natës për ti ndihmuar qytetarët në ndërveprimin me e-Albania.”
Kryeministri Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë.
“Po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe figurë.”
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj gjatë prezantimit të asistentit virtual dha më shumë detaje për mënyrën se si funksionon kjo risi.
“Përveç hapave, afatit ke edhe linkun. Kliko direkt në link edhe merr shërbimin që ju duhet.”
Karçanaj u shpreh se do të jetë një numër i caktuar pyetjesh për një qytetar ku përmes këtyre pyetjeve synohet që edhe të përmirësohet akoma më shumë asistenti virtual dhe të mësohet më shumë mbi problematikat e qytetarëve.