LajmeRajon

Dodik: Republika Sërpska shkëputet nga Bosnja brenda disa javësh

Përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka paralajmëruar një konflikt të ri në Ballkan. Në intervistë televizive, lideri radikal i Republikës Sërpska, që është anksionuar nga SHBA për korrupsion, tha se shumë shpejt serbët e Bosnjës mund të daklarojnë shkëputjen si entitet nga Bosnje-Hercegovina.

Sipas tij, edhe nëse ky vendim do të sjellë reagime nga SHBA dhe BE, miqtë e Republikës Sërpska nuk do të lejojnë që të ketë ndërhyrje ushtarake.


Shkëputja e Republikës Srpska nga Bosnja, sipas tij do të ndodhë nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Bosnjë do të miratojë ligjin për çështjen e pronave shtetërore. Dodik tha se ka informacione se një vendim i tillë mund të merret në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen.

Duke folur për skenarin e shkëputjes nga Bosnja ai deklaroi se një vendim i tillë mund të sjellë reagime të SHBA dhe BE, por nuk do të ketë ndërhyrje ushtarke. Dodik njihet për lidhjet e forta që ka me Rusinë dhe vlerësohet si një aleat i Aleksandar Vuçiç. Disa herë ai ka hedhur teza për bashkimin e serbeve ose shkëputjen e serbëve nga shteti i Bosnjës.

Show More

Related Articles

Back to top button