LajmeMaqedoni

LEN protesta para Këshillit Gjyqësor, revoltë ndaj iniciativës për shkarkimin e Besa Ademit

Me fishkëllima, brohoritje, e pankarta me mbishkrime të ndryshme, të rinjtë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, protestuan para Këshillit Gjyqësorë, në shenjë revolte ndaj iniciativës për shkarkimin e Besa Ademit nga funksioni i Kryetares së Gjykatës Supreme. Ata akuzuan BDI-në se ka kapur gjyqësorin ndërsa theksuan se arsyeja përse po kërkohet shkarkimi i Ademit, është fakti se ajo nuk ra nën presion të BDI-së për të falur dhe rikthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski. LEN kërkon që të gjitha institucionet e pavarura relevante të reagojnë.

“Ndërsa tani Besa Ademit, dëshirojnë t’i hakmerren dhe ta shkarkojnë vetëm sepse nuk i dëgjoi direktivat e tyre për ta kthyer Gruevskin. Rikujtojmë zonja Besa Ademi ishte cak i sulmeve të paprecedenta të portaleve nën direktiva të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, të cilat funksionojnë në katin e gjashtë në zyrat e Artan Grubit. Në këtë betejë jemi bashkë, rinia, opozita e bashkuar, gjyqtarët e ndershëm, faktori ndërkombëtarë. Ndërsa nga ana tjetër janë rreshtuar politikanët e korruptuar që shpëtimin e vetëm e shohin te Gruevski”, deklaroi Arbnor Maliqi, LEN.

Show More

Related Articles

Back to top button