LajmeRajon

Osmani për vizat: Populli i Kosovës nuk dorëzohet, s’hoqi dorë nga vendi i merituar në familjen evropiane

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar të gjithë qytetarët për nisjen e lëvizjes së lirë nëpër Evropë.

“Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, ka shkruar Osmani, tramseton Gazeta Sinjali.

“Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave”.

Për çka shërbejnë udhëtimet pa viza?

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Udhëtimet pa viza mund të realizohen edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Çfarë duhet të dini para udhëtimit pa viza?

Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.

Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.

Show More

Related Articles

Back to top button