LajmeRajon

Foshnja e parë për vitin 2024 në Kosovë është djalë, erdhi në jetë 5 minuta pas mesnate! Kurti: Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja

Foshnja e parë që ka ardhur në jetë në vitin e ri 2024 në Kosovë është djalë. I porsalinduri quhet Naroni dhe lindi 5 minuta pas mesnate.

Ndërsa foshnja e fundit e lindur në vitin 2023 është vajzë, Rajana, e cila erdhi në jetë 5 minuta para mesnate.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët.

Postimi i plotë i Kurtit:

Rajana, vajza e Mjellmës, lindi pesë minuta para mesnatës, ndërkaq Naroni, djali i Aurelës, lindi pesë minuta pas mesnatës.

Të dy foshnjet sikurse të dyja nënat janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë! Në çdo institucion shtetëror sonte kemi zyrtarët kujdestarë të cilët punojnë që ne të tjerët të mund të festojmë.

Falenderoj Drejtorin Dr. Zef Ndrejaj dhe gjithë personelin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për angazhimin e pakursyer dhe mikpritjen e përzemërt.

Ministria e Shëndetësisë po e renovon tërësisht Repartin e Gjinekologjisë përmes investimit në vlerë dy milionë e gjysmë euro.

Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët. Në këtë vit edhe repartet tjera do ta kenë të njëjtin fat sepse shëndetësia është prioritet i yni. Urime familjarëve dhe gëzuar 2024!

Show More

Related Articles

Back to top button