LajmeMaqedoni

Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast

“Nga pikëpamja policore janë ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete dhe tashmë Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do të veprojë në rastin e mjeteve piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajasi”, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë marrë dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të trajtohet ky rast”, tha Spasovski pas vizitës së sotme në qendrën policore “Gjorçe Petrov”.

Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë parashtrese do të ketë kundër Drin Ahmetit dhe për çfarë do të akuzohet, tha se kanë dorëzuar raport në Prokurorinë Publike për dyshimet e tyre.
“Të gjitha këto fakte dhe prova duhet të merren parasysh dhe në bazë të tyre vendimet do të merren nga Prokuroria Publike”, shtoi ministri i Brendshëm.

Prokuroria Publike Themelore dje tha se për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe se varësisht nga faktet që do të vërtetohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës.

Show More

Related Articles

Back to top button