Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen zyrtare në Facebook ka komentuar votimin për rezolutën e propozimit francez, ndërsa liderin e VMRO- DPMNE e ka cilësuar si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.
“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar Ahmeti.