LajmeSport

Ish-kampioni i botës sulmon Mbappe: Fëmijë i llastuar, të largohet nga PSG!

E ardhmja e Mbappe mbetet enigmë. Për momentin, kampioni francez nuk e ka rinovuar ende kontratën me PSG, mund të negociojë lirshëm me kë të dojë tashmë, ndërsa mund të veshë një fanellë ndryshe sezonin e ardhshëm.

Mbi këtë temë ka komentuar ish-futbollisti Christophe Dugarry, kampion bote me Francën më 1998.

Ai foli qartë dhe ashpër për situatën: “Kam përshtypjen se çdo gjashtë muaj është i njëjti refren: ai qëndron, ai largohet nga PSG. Kjo më shqetëson. Jam i lodhur nga kjo. Unë dua që Mbappe të nisë një projekt klubi dhe të mos jetë më projekt personal.

Shpresoj të largohet me gjithë zemër. Mendoj se nuk po i shërben ekipit ku bën pjesë aktualisht. Konstatoj që në duelet e tij është gjithnjë e më i parashikueshëm, i mungon forca, karakteri në dyluftim. Zhduket shpesh nga duele të caktuara. Me qëndrimin, me krahët ngritur gjithnjë e më shumë, është diçka mjaft negative që e transmeton te të gjithë.

Futbolli është një sport ekipor, ai nuk ka firmosur për statistika personale, por për të fituar Champions League me PSG. Për momentin nuk është kështu. Ai donte të gjithë fuqinë, të ishte lider i ekipit dhe tani që është, duket pak si fëmijë i llastuar”.

Show More

Related Articles

Back to top button