LajmeRajon

Helikopterët “Black Hawk Uh-60M” vijnë në fund të janarit, News24 mëson se kush do i mirëmbajë. Pilotët dhe teknikët gati për “Bishën” amerikane

Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk tip Uh-60M do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të muajit janar duke rritur kështu kapacitetet operacionale. “Falkonjtë e zinj” që janë pjese e rëndësishme e ushtrisë amerikane qe prej vitit 1978 kane fituar reputacion si një nder llojet e helikopterëve me te fuqishëm ne botë.

Lajmin e bën më dije ministri i mbrojtes Niko Peleshi, i cili shkruan se helikopterët janë investim i madh që do shërbejnë për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
News24 mëson përmes burimeve të besueshme se helikopterët me shumë funksione “Black Hawk” janë të rinj dhe jo të përdorur më parë.
Mirëmbajta e helikopterëve sipas kontratës së nënshkruar mes palës amerikane dhe shqiptare do te mbulohet për 3 vitet e para nga amerikanët ne në hangarin që do të ndërtohen në bazën ajrore të Farkës ku kanë mbërritur edhe disa materiale nga Shtetet e Bashkuara.
“Fajkonjtë e zinj” kanë një kanë një rezistencë të madhe në zona me temperatura të larta, por edhe një kosto më të lartë mirëmbajtjeje se sa “Cougar-ët” që Forcat Ajrore Shqiptare aktualisht kane përdorim.

Show More

Related Articles

Back to top button