LajmeMaqedoni

Dorëhiqet kryetari i Këshillit Gjyqësor

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev do të japë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të këtij organi, pas vendimit të Gjykatës Administrative për ta kthyer në pozitën paraprake ish kryetaren Vesna Dameva. Gjatë ditës, anëtarët e këshillit kanë mbajtur një mbledhje në të cilën janë koordinuar mbi veprimet që duhet të merren pas vendimit të Administratives.

Këshilli ka thirrur mbledhjen në orën 15 e cila po vazhdon akoma. Në të do të konstatohet dorëheqja e kryetarit aktual, Georgiev dhe deklarimi i Vesna Damevas në cilësinë e palës e cila ka çuar deri në instanca gjyqësore vendimin për shkarkimin e saj në prill të vitit të kaluar.

Në aktvendimin përmes të cilit pranohet padia e kryetares paraprake thuhet se vendimi për shkarkimin e Vesna Damevas nuk është arsyetuar dhe është i paqartë. Gjykata ka vendosur se neni në të cilin është thirrur Këshilli Gjyqësor dhe e ka bazuar vendimin për shkarkim, rregullon vetëm funksionimin e këtij organi por jo edhe procedurat për shkarkim, përkatësisht përgjegjësinë dhe mosbesimin e kreut të këshillit.

Vesna Dameva u shkarkuar nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor më 26 prill të këtij viti përmes një votimi kontestues me 7 vota për, në seancën e cila u udhëhoq nga nënkryetari Selim Ademi edhe pse Dameva ishte prezentë në sallë. Më pas anëtarët e këshillit abroguan vendimin e 26 prillit dhe sollën vendim të ri për shkarkim mbi bazën e mosbesimit, seancë në të cilën Dameva u shkarkua me 9 vota për. Arsye për shkarkimin e saj, anëtarët të cilët votuan “për” kishin marrë një letër të ambasadores Aggeler të cilën sipas tyre Dameva e kishte mbajtur të fshehur nga organi më i lartë gjyqësor në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button