Në fund të kuartalit të tretë të vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto arriti 11,072 milionë euro (ose 78,3% të BPV-së së parashikuar për vitin 2023) dhe shënoi një rënie tremujore prej 323 milionë euro, ndërsa kërkesat e jashtme bruto u ulën për 155 milionë euro dhe arritën në 6,918 milionë euro (ose 48,9% e BPV-së së parashikuar), njoftoi Banka Popullore.
Zvogëlimi më i madh tremujor i borxheve në raport me kërkesat ka sjellë uljen e borxhit të jashtëm neto për 168 milionë euro, në mënyrë që në fund të shtatorit të vitit 2023 të arrijë në 4,154 milionë euro (ose 29.4% e BPV-së së parashikuar). Në të njëjtën kohë, ulja e borxhit të jashtëm neto në tremujorin e tretë rezulton nga ulja e borxhit neto privat me 128 milionë euro dhe borxhit neto publik me 40 milionë euro.