LajmeMaqedoni

LSDM thotë se 2024-ta do të jetë edhe më mirë: Do të rriten pagat, pensionet dhe investimet

Po zëdhënësja e socialdemokratëve Bogdanka Kuzevska thotë se në 2024-tën do të jetë më e mirë në planin ekonomik. Sipas saj, pagat, pensionet dhe investimet do të vazhdojnë të rriten dhe ekonomia do të zhvillohet më fuqishëm.

“Rritja ekonomike në vitin 2024 do të përshpejtohet në 3.4%, inflacioni do të vazhdojë të ulet nën 4%, dhe deficiti buxhetor do të jetë më i vogël. Pagat, pensionet dhe investimet do të vazhdojnë të rriten, do të ketë më shumë për të gjithë. Në Buxhetin për vitin 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta sipas metodologjisë së re”, pohoi Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button