LajmeMaqedoni

Për 10 vjet, dyfishohet çmimi i arit!

Një kilogram ari aktualisht shitet për rreth 60 mijë euro. Është rritur ndjeshëm edhe çmimi i argjendit, i cili aktualisht është 700 euro për kilogram. Pronarët e argjendarisë në vend thonë se dhjetë vitet e fundit çmimet kanë ardhur në rritje, sidomos kur ka krizë ekonomike dhe luftë, kur çmimet e metalit të verdhë rriten më tej

 Metalet e çmuara si ari dhe argjendi po arrijnë vlera historike në bursa. Sipas statistikave të fundit çmimi i arit dhe argjendit po rritet në mënyrë dramatike. Një kilogram ari aktualisht shitet për rreth 60 mijë euro. Është rritur ndjeshëm edhe çmimi i argjendit, i cili aktualisht është 700 euro për kilogram. Pronarët e argjendarisë në vend thonë se dhjetë vitet e fundit çmimet kanë ardhur në rritje, sidomos kur ka krizë ekonomike dhe luftë, kur çmimet e metalit të verdhë rriten më tej.

Nga ana tjetër, ekspertët botërorë thonë se kur shikoni çmimet e aksioneve të metalit të verdhë, mund të shihni se në çdo shenjë krize dhe lufte vlera e tij rritet. Ata shpjegojnë se kjo është e logjikshme, sepse ai metal është një strehë e sigurt për kapitalin. Ndërkaq, bankat qendrore në mbarë botën vazhduan të blejnë ar, me blerjet mujore neto të raportuara që arrijnë në 42 tonë në tetor, zbuloi Këshilli Botëror i Arit. Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar, shifra është 41 për qind më e ulët se totali i rishikuar i shtatorit prej 72 tonësh, por ende 23 për qind mbi mesataren mujore prej 34 tonësh nga janari në shtator.

Ndër të tjera, ari, si një mjet në rezervat valutore, historikisht ka luajtur rol të dukshëm në periudha krize. Nga këndvështrimi i çdo banke qendrore, si një investitor institucional, ari është një garanci e besimit në bankën qendrore dhe shpesh shërben si një formë mbrojtjeje ndaj inflacionit në terma afatgjatë. Duke qenë se është më e vështirë të ndikohet në politikën e normave të interesit të autoriteteve të ndryshme monetare, si një klasë aktivesh në strukturën e rezervave valutore, ari ul rrezikun e normave të interesit dhe kontribuon në ruajtjen e vlerës së investimeve.

Ndryshe, sipas të dhënave të Bordit Botëror të Arit, SHBA-të kanë rezervat më të mëdha të arit në botë me 8.133 ton, e ndjekur nga Gjermania me 3.355 ton dhe në pozitën e tretë dhe të katërt janë Italia dhe Franca me pak më pak se 2.500 tonë. Rusia është e pesta me 2.298 ton dhe Kina e gjashta me 2.010 ton, ndërsa në Ballkanin Perëndimor vendin e parë e mban Serbia me 38.5 ton. Pas tyre vijnë Maqedonia e Veriut me 6,8 tonë, Sllovenia me 3.7 ton, Shqipëria me pak më shumë se tre tonë, Bosnja dhe Hercegovina me 2.7 dhe Kroacia me dy ton ar. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button