Lidhja Evropiane për Ndryshim njofton se ka zhvilluar disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe se mbetet e hapur ftesa që t’i bashkohet kampit opozitar shqiptar.
“Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.