Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Banjskë të Zveçanit kanë gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas raportit 24-orësh policor, gjësendet e sekuestruara u gjetën gjatë një patrullimi në afërsi të një kodre.
Tutje është thënë se nuk është raportuar për të arrestuar e se rasti i iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” është nën hetime.
Fshati Banjskë ka qenë cak i një sulmi terrorist më 24 shtator 2023.
Aty i vrarë mbeti zyrtari policor Afrim Bunjaku e në kundërsulm zyrtarët policorë vranë tre nga pjesëtarët e grupit terrorist.
Policia gjatë veprimeve hetimore në këtë rast gjeti arsenal armësh, të cilat u sekuestruan nga ana e tyre.
Për këtë sulm përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq.