Sipas të dhënave nga sistemi i monitorimit shtetëror, mesataret ditore të grimcave PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit.
Sipas Ministrisë së Ekologjisë, me këtë ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë.
Sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stejkovski ndotësit e ajrit dhe shkaktarët kryesorë janë vetë qytetarët.
“Shkaktarët kryesorë sipas hulumtimeve që janë bërë nga universiteti “Goce Dellçev” dhe analizat e ajrit janë qytetarët që bëjnë djegien e mbeturinave të ndryshme dhe më pas është sektori i ndërtimit por të mos e injorojmë edhe industrinë e cila bën ndotjen edhe pse shumica e industrive janë në pragun e vlerave kufitare të ndotjes së ajrit dhe ajo çfarë duhet të behët është që të gjithë së bashku të punojmë, që nga qytetaret deri të kompanitë që ta mbrojmë ambientin jetësor”, tha Stejkovski.
Ndërsa autoritetet thonë se ndotja nuk është në nivel alarmant, ndotja vërehej me sy të lirë në Shkup dhe qytetet e tjera. Disa nga qytetarët shkaku i ndotjes vazhdojnë të mbajnë maska e sidomos më të moshuarit dhe të sëmurët kronikë./ Alsat.mk