LajmeMaqedoni

Grushtimi mes vete i policëve shqiptarë në Tetovë, këto janë detajet e reja

Policia konfirmon përleshjen me grushte mes policëve para stacionit policor të Tetovës. Incidentit i kanë paraprirë disa mosmarrëveshje të mëparshme private mes dy kolegëve Daut Lika dhe Fitim Hasani, shkruan Alsat.

Policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me policët e përfshirë në rast, ndërsa po punon në zbardhjen e plotë të incidentit.

“Më 04 janar në orën 21:30, F.H.(44) nga Piroku i Tetovës në SPB-Tetovë ka denoncuar se rreth orës 16:00, para hyrjes në oborrin e SPB-Tetovë, është sulmuar fizikisht nga D.L.(39) nga Tetova për shkak të mosmarveshjeve të tyre të mëparshme private. Me dy efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të përfshirë në këtë rast, është zhvilluar bisedë informative zyrtare. Në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit është përfshirë edhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale”, thonë nga SPB Tetovë.

Sipas informacioneve të Alsat, të përfshirët në përleshjen fizike janë të afërm politikanësh. Daut Lika është kunati i kreut të degës së BDI-së për Tetovën, Faton Ahmeti, ndërsa Fitim Hasani është vëllai i ish zv. ministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button