Një banor i Strugës është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja, kumtuan sot nga SPB Ohër.
Sipas informacioneve, mbrëmë në orën 21:30 në DPB Strugë është denoncuar se A.A. (36) nga një fshat i Strugës në shtëpinë e tij është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja e tij me një gjësend metali dhe të mprehtë.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngritët kallëzim adekuat.