Qarkullimi rreth Katedrales “St. Kliment Ohridski” në Shkup do të jetë i mbyllur nga ora 10:30 për shkak të një ngjarjeje që do të shënojë festën e Krishtlindjes.
Ministria e Brendshme njoftoi se regjimi i posaçëm i qarkullimit në atë pjesë të qytetit do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të manifestimit para tempullit.
“Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për devijimin e komunikacionit, si dhe masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët përreth”, njofton MPB.
SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e policisë.