OBRM-PDUKM ka ngritur shqetësimet për sigurinë e udhëtarëve duke theksuar se ndërhyrja në M-NAV është një rrezik për trafikun ajror ndërkombëtar. Ato e akuzojnë LSDM dhe BDI është për heshtje dhe mosveprim ndaj skandalit në M-NAV.
Partia opozitare OBRM-PDUKM kërkon një hetim të menjëhershëm dhe reagim të shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike. Ata akuzojnë se sulmi në objektin kritik nuk është thjesht një “zënkë mes punëtorëve”, siç ka tentuar të përshkruhet nga autoritetet, por një vepër penale me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
“Ta rikujtojmë Qeverinë. Së pari, objekti i Navigacionit Maqedonas është objekt infrastrukturor kritik, me rëndësi të jashtëzakonshme për funksionimin e shtetit, si dhe për sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar. Së dyti, hyrja në një objekt të tillë është një skandal i sigurisë ndërkombëtare. Pra, është e qartë se bëhet fjalë për një vepër penale të përcaktuar në Kodin Penal. Policia financiare e paralajmëruar që do të hyjë në M-NAV të martën e javës së ardhshme dhe nxjerrja e Nezirit dhe disa personave të tjerë mbrëmë para gjyqtarit për procedurë paraprake është vetëm një lojë për publikun. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të reagojnë në rastin e ndërhyrjes në M-NAV dhe të sanksionojnë pjesëmarrësit në ngjarje sa më shpejt të jetë e mundur”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.
Partia po ashtu shpreh shqetësimin se kjo ngjarje tregon një fytyrë false proevropiane të qeverisë së aktualishtë dhe kërkon veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike dhe udhëtarëve të qytetarëve.