LajmeMaqedoni

Kuvendi fillon me punë më 16 janar, vendi para sfidës së Qeverisë teknike

 Më 16 janar pritet të nis punimet Kuvendi, ku si sfidë kryesore do të jetë votimi i qeverisë teknike, seanca e të cilës është e caktuar për më 27 janar. Në këtë seancë pritet që Talat Xhaferi të lëshojë pozitën e kryeparlamentarit dhe të votohet si kryeministër teknik, kurse si spiker i Kuvendit do të emërohet Jovan Mitrevski.

Lidhur me qeverinë teknike dhe emërimet e ministrave fjalën e fundit pritet ta thonë kjryeministri Kovaçevski dhe krye-opozitari Hristijan Mickovski, pas takimit të liderëve, i cili ende nuk është caktuar se kur do të mbahet.

Qeveria teknike, Mickoski: Po bëjmë kalkulimet e fundit

Ndërkohë VMRO-DPMNE po bën kombinimet e fundit para formimit të qeverisë së re teknike. Partia opozitare deri më 11 janar duhet të konkretizojë kuadrot e veta, ndërsa prej tani deklarohen se nuk do ta përkrahin votimin e Talat Xhaferit si kryeministër.

“Qëndrimi im është i qartë, kurse atë qëndrim do ta deklaroj edhe në komitetit qendror dhe ekzekutiv, e ai është që Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe prandaj do të qëndrojmë të përmbajtur”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas zgjedhjes së qeverisë teknike kah mesi i shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Sipas kalendarit zgjedhor më 24 prill do të zhvillohet raundi i parë i presidencialeve, ndërkaq më 8 maj raundit të dytë të presidencialeve do ti bashkangjiten zgjedhjet parlamentare.

Show More

Related Articles

Back to top button