Me organizimin e turneut në basketboll (street basket) është hapur edicioni i sivjetëm i festivalit të muzikës “The Park Festival” . I zhvilluar në terrenin sportiv pranë shkollës së mesme të mjekësisë, në turne merrnin pjesë tetë ekipe. Publiku që kishte dalë për të dhënë mbështetje dhe të argëtohet, ishte i madh në numër. Vlora Demiri nga “The Park Festival”, shprehet e kënaqur nga organizimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve.
Pas këtij aktiviteti, organizatorët kanë paraparë edhe një aktivitet tjetër që nuk ka të bëjë me muzikë dhe performancë artistike, gjegjësisht vendosjen e shtëpizave për zogj te parku i qytetit. Netët argëtuese fillojnë nga data 21 dhe do të zgjasin deri me datë 24 të këtij muaji. Nata e parë është program për fëmijët, ndërsa në natën e fundit në “The Park Festival” do të prefromojnë yjet Ylli Limani, Noizy, MC Kresha e shumë të tjerë. Nuk do të mungojë as artistët e rinj dhe dixhej të njohur ndërkombëtarë.
Gostivari do të jetë “trafiku turistik” netën në vijim. Kështu e vlerësojnë vetë organizatorët sivjet mbajtjen e “The Park Festival”, duke u referuar interesimit të deritanishëm për pjesëmarrje nga Gostivari dhe të gjitha qytete tjera në vend e rajon.
Organizimi i mbrëmshëm me muzikë, sport dhe shumë argëtim ishte pa pagesë, sikurse do të jetë edhe programi dedikuar për fëmijët. Netët e tjera do të jenë me hyrje, ndërsa biletat tani vetëm se janë lëshuar në shitje. Ndryshe, “The Park Festival” organizohet nga produksioni “Inboks Entertejment” me mbështetjen financiare të Ministrisë për Kulturë, Komunës së Gostivarit dhe disa kompanive private.