Paraditja e të martës do ta gjej kabinetin qeverisës të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të mbledhur në Lezhë në një takim dy ditor.
Të tilla takime janë tashmë traditë, të cilat zhvillohen çdo fillim viti dhe përpara nisjes së pushimeve të verës.
Raportohet se në takim do të jenë edhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Në këtë takim në Lezhë pritet të diskutohet se çfarë është arritur nga detyrat e lëna në takimin e ngjashëm në Tepelenë.