LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti: Me hyrjen në BE do kemi ndihma të mëdha, Zheji: Ç’do bëjmë deri atëherë?! Ke një emigracion diskriminues, maqedonasit nuk ikin aq sa shqiptarët

Ali Ahmeti, kreu i BDi-së i ftuar në Top Story, u pyet nga Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, se a ka një plan për rikthimin e shqiptarëve.

Ahmeti tha se shqiptarët duhet marrë për t’u mos u larguar më, dhe këtë do ta ndihmojë edhe anëtarësimi në BE, ku sipas tij Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda 4 viteve.

Po ashtu Ali Ahmeti u shpreh se me anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të ketë shumë të mëdha ndihmash finaciare, për infrastrukturën, apo sundimin e ligjjt. Analisti Artur Zheji tha se nuk mund të rrimë të presim katër vite, por duhet të dimë planin për tani, pasi emigracioni sipas tij është diskriminues, kjo sepse maqedonasit nuk emigrojnë aq sa shqiptarët.

Robert Rakipllari: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë probleme të mëdha ekonomike, kanë prapambetje nga pikëpamja arsimore. Edhe nga islamizmi, ka shumë persona që shkojnë me radikalë.. ISIS-in etj. Këto janë simbole, një kryeministër shqiptar është arritje por është simbolike, por keni një plan për rikthimin e shqiptarëve?

Ali Ahmeti: Shqiptarët duhet t’i marrësh që të mos largohen. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, krijon mundësi të parandalimit të largimit.

Grida Duma: Që do të thotë 10 vjet.

Ali Ahmeti: Jo, në qoftë se e bëjmë ndryshimin e Kushtetutës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarë të BE, brenda 4 vitesh. Me mbajtjen e mbledhjeve të para të Shqipërisë, Maqedonisë me qeverinë e Brukselit fillon ndryshimet brenda këtyre vendeve në aspektin e infrastrukturës, ambientit, sundimit të ligjit etj.

Grida Duma: Hapja e negociatave nuk do të thotë asistencë financiare.

Ali Ahmeti: Edhe sot jep ndihma BE-ja. Këto ndihma do të jenë shuma të mëdha me hapjen e negociatave.

Zheji: Nuk mund të lihet si momenti që mund të zgjidhen të gjitha. Çfarë do bëjmë deri atëherë? Ke një emigracion diskriminues. Maqedonasit nuk emigrojnë aq sa shqiptarët. Kemi rrezikun të ngelemi një mazhorancë rurale. Ke celula të forta të islamizmit dhe mbi 100 mijë shqiptarë që janë sllavizuar dhe duan një objekt kulti. A ka vend në këto 5 vite që të ketë një paketë.

Ahmeti: Zoti Zheji nuk është fasadë. Sepse ti kushte thënë dikujt para 20 vjetësh që një shqiptar do bëhet kryeministër nuk do ta besonte. Në Shkup kompanitë e ndërtimit janë shqiptarë, këtu është krijuar ai tërmeti që ka shkaktuar shqetësim te oligarkia maqedonase, dhe po ndiejnë frikë. Kanë depërtuar edhe në ekonomi. Ne nuk na pengohen as kompanitë maqedonase, ai vend është i yni. Ne nuk ua duam të keqen.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button