LajmeMaqedoni

BASHKËSIA FETARE ISLAME DHE MINISTRIA E HAXHIT TË ARABISË SAUDITE NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR HAXHIN 2024

Sot mê 08.01.2024 Reisul ulema i BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef. Fetai qëndron për vizitë zyrtare në Xheddah të Arabisë Saudite i shoqëruar nga Drejtori për marrëdhënie me botën arabe Z. Ismet ef Ademin dhe Shefin e Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseinin, i ftuar nga Ministri i Haxhit Dr. Teufik bin Feuzan Ar Rabiah në Konferencën për shërbim të Haxhit dhe Umres, ku do të shkruhet marrëveshtja në mes Ministrisë së Haxhit dhe Bashkësisë fetare islame të RMV Reisul ulema i BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef Fetait.

Në këtë Konferencë marrin pjesë delegacione të mbi 80 shteteve..

Për këtë Reisul ulemanë e prit Zv. Ministri i Haxhit dhe Umres Ekselenca e tij Dr. Et Teufik bin Feuzan Er Rebiah ku nënshkruajtën marrëveshtjen për kryerjen e Haxhit të vitit 2024 për besimtatët e BFI e RMV. Në ketë marrëveshje janë paraparë të gjitha rregullat dhe normat për kryerjen e Haxhit në vendet e shenjta.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes shprehu mirënjohje të veçantë për organizimin e Haxhit dhe se janë të sigurtë se do vazhdojë edhe në këtë vit të jetë në nivelin e duhur.

Reisul Ulema i shprehi falënderimet e tija për organizimin e mirëfilltë të haxhit dhe umres në vitin e kaluar ku të gjirhë haxhinjtë mbetën shumë të kënaqur, njiherit siguroi Zv.Ministrin se BFI si çdo herë do jetë e përpiktë në realizimin e të gjitha kërkesave dhe rregullave të vendosura në Arabinë Saudite, me qëllim të kryerjes së haxhit të besimtarëve në niveli sa më të mirë.

Show More

Related Articles

Back to top button