LajmeSport

Zbardhen detajet e marrëveshjes mes Juventusit dhe Tiago Djalo

Juventusi ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit portugez Tiago Djalo. Pas një lufte të gjatë me Interin, “Zonja e Vjetër” ka bindur portugezin për transferimin në ‘Allianz Stadium’ dhe kjo është një fitore e madhe për “bardhezinjtë” ndaj një rivali të madh. 23-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Lillen dhe Juventusi do të paguaj tani për transferimin e tij.

Tanimë ‘Calciomercato’ ka publikuar edhe detajet e transferimit të reprezentuesit portugez te Juventusi. Oferta për Lille vshtë 3,5 milionë euro, plus bonuse si dhe skuadra franceze do të mbajë 10 për qind të kartonit nga rishitja e ardhshme e lojtarit.

Ndërkohë për lojtarin është bërë gati një kontratë për katër vite e gjysmë e cila skadon më 30 qershor të vitit 2028. Këtë javë lojtari do të prezantohet nga Juventusi dhe gradualisht synon të zë vend në formacionin bazë pasi vije nga një lëndim i rëndë që e mbajti disa muaj jashtë fushave.

Show More

Related Articles

Back to top button