LajmeMaqedoni

Prej 22 janarit nisin procedurat për Qeverinë teknike, në Kuvend do të konstatohet dorëheqja e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike, përcjell TV21. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh.

Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit.

Shtesë, në këtë periudhë kohore Kuvendi do ta njoftojë presidentin për ndarjen e mandatit për kryetar të ri të Qeverisë, formim të Qeverisë së re, zgjedhje të ministrave, zëvendësministrave dhe zv/ministrave shtesë në këtë Qeveri.

Kuvendi gjithashtu do të duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të Xhaferit si deputet, pas çka do të vijojë verifikimi i mandatit për deputetin e ri nga Njësia e Parë Zgjedhore./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button