LajmeMaqedoni

Sadiki-Shaini: Opozita shqiptare nuk mori pjesë në koordinimin me Xhaferin, fillojmë me bojkotimin e punës së Kuvendit

Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim, me mospjesëmarrjen në koordinimin e rregullt të sotëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, fillon bojkotin e punimeve të Kuvendit, tha për AIM koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki-Shaini.

Sadiki-Shaini theksoi se do të vazhdojnë me masat tjera ligjore për bojkotimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk votohet kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Abdush Demiri.

“Nëse pika për anëtarin tonë të KSHZ-së nuk votohet në seancë plenare, ne do t’i bojkotojmë punimet në Kuvend. Hapi i parë i bojkotit është mospjesëmarrja në koordinim. Për informim, në çdo koordinim me kryetarin e Kuvendit e kam bërë pyetjen për anëtarin tonë në KSHZ, por Talat Xhaferi saboton dhe manipulon çdo herë deputetin e opozitës shqiptare me arsyetime dhe shpjegime”, tha Sadiki- Shaini.

“Nëse pozita në KSHZ mbetet e paplotësuar do të detyrohemi të përdorim masa të tjera, bllokimin e vendvotimeve në Tetovë dhe Çair”, tha deputetja Sadiki-Shaini./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button