Kryeministri i Kosovës albin Kurti a pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij irlandez, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimi është paralajmëruar konferencë për media.
Kryeministri iralndez qëndron në Kosovë, do të takohet me krerët e shtetit
Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar po qëndron sot për vizitë në Kosovë. Ai do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.
Varadkar në orën ora 9:30, do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, takimi dypalësh mbahet në ndërtesën e Qeverisë derisa në orën ora 9:35, do të mbahet konferenca për media në ndërtesën e Qeverisë.
Kurse, në ora 11:00 Varadkar do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe policia e Kosovës ka njoftuar se për vizitën e kryeministrit iralndez, policia ka siguruar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, shkruan rtv21.tv.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
Varadkar u prit mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës nga kryeministri Kurti./21Media