LajmeRajon

Kurti: Serbia shkeli së paku 8 nene nga 11 të marrëveshjes bazike, BE të reagojë si arbitër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar sot që Bashkimi Evropian si një arbitër të reagoj ndaj shkeljeve edhe më të vogla që i bëhen marrëveshjes bazike, e që fatkeqësisht sipas tij janë edhe të shumta dhe jo të vogla nga ana e Serbisë. 

Kurti në një deklaratë për media pas takimit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar tha se Kosova dëshiron raportet normale me Serbinë, e që siç tha ai do të ishin marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë.

“Problemi është që nga 11 nene të marrëveshjes bazike së paku 8 janë shkelur nga Serbia…”, tha kryeministri i vendit, gjersa potencoi se kanë kërkuar siguri ligjore për zbatim dhe respektim të marrëveshjes.

“Për këtë kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes….Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes dhe kërkojmë nga Bashkimi Evropian, si arbitër të reagoj ndaj shkeljeve edhe më të vogla që mund të bëhen, e që fatkeqësisht ato janë edhe të shumta dhe s’janë të vogla”, tha Kurti. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button