Bekim Neziri nga BDI nuk e ka ndërmend të ikë, thotë avokati i tij Elenko Millanov, i cili këtë qëndrim e tha edhe më herët para mediumeve. Sipas tij, sulmi në M-NAV nuk ka qenë në kullën për kontrollimin e fluturimeve. Millanov nuk tregon nëse sulmi ka ndodhur në të njëjtin objekt, por në zyrë tjetër.
“Ai dëshiron të vërtetojë atë që ka ndodhur në të vërtetë, në të cilën ai nuk ka asnjë lidhje. Ajo ngjarje ka ndodhur pas shpinës së tij, nga persona të tjerë, pa pjesëmarrjen e tij”, tha Millanov.
Sipas avokatit, personat që kanë rrahur kontrollorët nuk kanë hyrë në objektin e M-NAV.