LajmeMaqedoni

Zaevi kërcënon Kovaçevskin: Deri më 28 janar të largohesh nga posti i kryetarit të LSDM-së!

Dimitar Kovaçevski po i numëron ditët e fundit si kryeministër në Qeveri. Por sipas burimeve të TV21, atij i kërkohet të largohet nga karrigia e kryetarit të në LSDM-së. Burimet thonë se një ultimatum të tillë ia ka dërguar ish-kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev. Këto janë informacione jozyrtare të cilat i ka marrë TV21 dhe për të cilat sot nuk kemi arritur të marrim përgjigje në pyetjet e dërguara drejt Zoran Zaevit.
Zaev dhe Kovaçevski nuk kanë komunikuar që para Vitit të Ri. Mesazhin me ultimatumin që e ka marrë Kovaçevski e ka dërguar drejtpërdrejt Zaev, pas së cilës është hapur një konflikt serioz në kryesinë aktuale të LSDM-së, të udhëhequr nga Kovaçevski.
Siç raportoi TV21 para tre muajve, Zaev ka kërkuar nga lidershipi aktual i LSDM-së që të ketë lista të përbashkëta me BDI-në në zgjedhjet e arshme, por edhe mbështetje nga të gjithë partnerët e koalicionit për kandidatin presidencial që në raundin e parë.
Edhe pse është kontradiktore, BDI-ja ende vlerëson se Zaev është frenuesi dhe kundërshtari më i madh i negociatave aktuale mes LSDM-së dhe BDI-së për Frontin Evropian.
Burime partiake na bëjnë të diturse përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së i kanë njoftuar përfaqësitë diplomatike në Maqedoni se ish-kryeministri Zoran Zaev po u krijon probleme në koalicion. Ndërsa ata nga ana e tyre i dërguan mesazh Zaevit, përmes vendimit për Miodrag Daka Davidoviqin, i cili u vendos në listën e zezë të SHBA-ve, dhe në pjesën e shpjegimit u theksuan kontaktet me Zoran Zaev dhe Dragi Rashkovskin.
Burime të njëjta partiake thonë se nuk përjashtohet mundësia që Zaev të dalë me listën e tij të kandidatëve për deputetë, nëse ai dështon në synimin e tij për të pasur ndikim të plotë në parti. Gjithashtu përmendet ideja se ai mund të jetë bartës në njësinë e katërt zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Show More

Related Articles

Back to top button