LajmeMaqedoni

Mexhiti: Aksidenti në Tetovë nuk ndërlidhet me spitalin

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi sot se incidenti i mbrëmshme në Tetovë, ku mbetën të plagosur dy persona, tha se nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës, dhe se me ngjarjen merren policia dhe prokuroria, të cilat punojnë në zbardhjen e rastit.

“Në Tetovë siç e dimë, bëhet fjalë për dy grupe, me probleme të pazgjidhura, dy persona janë plagosur dhe dërguar në Shkup. Problemi nuk është i ndërlidhur me spitalin e Tetovës. Pjesa tjetër i mbetet organeve kompetente, do të zgjidhin MPB-ja dhe prokuroria, rasti nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës”, tha Mexhiti. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button