LajmeMaqedoni

Sot mbahet ankandi për furnizuesin universal

Sot mbahet ankandi elektronik ku do të dihet se kush do ta fitojë tenderin për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve të Maqedonisë në 5 vitet e ardhshme. Kushti i vetëm është të ofrohet një marzhë fitimi më e ulët, e cili tani arrin në 11.5% nga furnizuesi i mëparshëm universal “EVN Home”.

Përveç EVN HOME, për thirrjen aplikuan edhe EMV shtetërore dhe EDS greke – “Energy Delivery Solutions”, e cila është një kompani bijë e Kompanisë Greke të Energjisë Elektrike PPC. Më 11 dhjetor, Qeveria shpalli një thirrje publike për përzgjedhjen e një furnizuesi të ri universal për 5 vitet e ardhshme. Arsyeja është se më 30 qershor 2024, furnizuesi aktual universal “EVN Home” ka kontratë pesëvjeçare për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Furnizuesi i ri do të duhet ta marrë këtë rol nga 1 korriku 2024 dhe do të ngarkohet me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike në tregun e rregulluar. \Alsat.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button