LajmeMaqedoni

Ambasadorja Gjermane vizitë në selinë e Alternativës

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler, e shoqëruar nga këshilltarja e saj, Bjanka Ordanovska sot u prit në një takim nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe nënkryetarja Safije Sadiki Shaini.

Temë e këtij ishin zhvillimet aktuale politike, si dhe pozicioni i Alternativës kundrejt tyre.

“Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi Ambasadoren për qëndrimin e Alternativës, si pjesë e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, kundrejt punës në Kuvend, ku tashmë nj ëjavë deputetët e saj nuk marrin pjesë. Ai foli për problemin që e ka shkaktuar kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare duke e shkelur Kodin Zgjedhor, në mënyrë që opozita shqiptare të mos e marrë anëtarin e saj në KSHZ.
Përveç kësaj, në takim u fol edhe procesin e eurointegrimit dhe ndryshimet kushtetuese, për çka kryetari Gshi e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se Alternativa, por edhe koalicioni LEN, nuk ka dilema për këtë temë, duke qenë një parti dhe koalicion i përkushtuar në mënyrë të veçantë për integrimin e vendit në BE.
Ambasadorja gjermane e përshëndeti angazhimin konstruktiv të Alternativës dhe shprehu inkurajim për ruajtjen e kursit eurointegrues, kjo në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatën e Aternativës.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button