Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
“Ka reshje të lehta të borës në vendkalimet malore Bukovë dhe Presekë, por për momentin nuk paraqet problem për qarkullimin e komunikacionit.
Në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenica për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në 70 deri 80 metra”, njoftojnë nga LAMM.
Nga atje shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.