LajmeSport

Humbja nga Milani, Murinjo largohet nga pankina e Romës?!

Humbja ndaj Milanit ka tronditur ndjeshëm stolin e Zhoze Murinjos. Brenda një jave ai kaloi nga thashethemet për rinovim në thashethemet për një largim të mundshëm. Në mes ishte Lacio, me një tjetër derbi të humbur dhe me pasojë eliminimin në Kupën e Italisë që e kthyen situatën në disfavor, teksa disfata ndaj Milanit i dha një tjetër kolpo të fuqishëm. Gjasat janë të mëdha që së shpejti të vijë dhe “divorc” mes palëve.

Në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë, por tashmë në mediat italiane kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesin e mundshëm të Murinjos.

Lista e kandidatëve për stolin e kryeqytetasve, me sezonin tashmë kaq të orientuar, është e pakët, por Daniele De Rosi, djali i preferuar i qytetit, është një njeri që nuk ka reshtur së qeni i gatshëm për të drejtuar Romën.  Pritet me mjaft kuriozitet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Show More

Related Articles

Back to top button