LajmeRajon

Kurti e Vuçiç sot në Davos, Stano: S`ka takim trepalësh me Lajçak!

“Rindërtimi i besimit|” është tema e Forumit Ekonomik Botëror që nis sot në Davos të Zvicrës me pjesëmarrjen e liderëve botërore dhe elitave të biznesit, e zgjat deri në 19 janar.

 Takimi i 54-të vjetor i këtij Forumi synon të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien. Megjithatë, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic të cilët gjithashtu marrin pjesë në punimet e tij, besimi tek pala tjetër është ende vështirë të arrihet.

 I dërguari i posacëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të zhvillojë takime të ndara me secilin prej tyre. Vetë zëdhënësi i BE-së, Peter Sano, e konfirmoi se nuk pritet të ketë një takim trepalësh. Pavarësisht kësaj, pjesëmarrja e palëve në këtë forum të rëndësishëm shihet si mundësi e mirë për t`u shfrytëzuar nga ndërmjetësi i BE-së me qëllim uljen e palëve sërish në tryezën e bisedimeve, edhe pse pritshmëri për ndonjë marrëveshje të mundshme, nuk ka.

 Takimi vjetor i Davosit do të mbledhë krerët e mbi 100 qeverive, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

Show More

Related Articles

Back to top button