LajmeSport

Pas shkarkimit nga Roma, reagon Hoze Murinjo në mediat sociale

Dy fjalë të vetme. Kaq i kanë mjaftuar Jose Mourinhos për t’u përshëndetur me popullin verdhekuq, pasi klubi i Romës vendosi ta shkarkojë nga puna. “Mirupafshim Roma”, ka shkruar portugezi, duke postuar edhe foton me trofeun e Ligës së Konferencës, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Fejnordit.

Tekniku portugez u shkarkua pas dy sezonesh e gjysmë nga Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një titull të Ligës së Konferencës dhe humbi një finale në Ligën Europa.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk