Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se obligimet nga marrëveshja me Greqinë mbeten, respektivisht nga data 13 shkurt, nuk do të vlejnë dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, përcjell TV21. Osmani thotë se janë në kontakt me autoritetet greke, mirëpo bën thirrje që të vazhdohet me ndërrimin e dokumeteve personale dhe atyre të udhëtimit.
“Në këtë periudhë në vend të nismave për anulim, të kemi nisma për ndërrimin e dokumenteve. Me datë 12, ajo që nuk do të zgjidhet, të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje se si t’ua lehtësojmë qytetarëve”, tha mes tjerash Osmani.