LajmeMaqedoni

Kroacia nis ushtarë në Kosovë: Forcojmë KFOR-in

Në mesin e njoftimeve se Kosova do të blejë raketa antitank Javelin nga SHBA-ja dhe shtimit të ndjeshëm të shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e Serbisë, ministria kroate e mbrojtjes njoftoi se do të nisë një kontingjent të ri ushtarësh për të forcuar misionin e NATO-s në Kosovë.

Lëvizja e saj vjen në mesin e frikës për një përshkallëzim të ri të mundshëm të situatës, gjë të cilën komuniteti ndërkombëtar kërkon ta shmangë me çdo kusht. Sipas njoftimit bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat të KFOR. “Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiç, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Për majorin Mishiç, ky është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacionit të KFOR-it. Mediat në Kosovë shkruajnë se përpara nisjes, ai deklaroi se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, nënvizohet në deklaratën e ministrisë kroate të mbrojtjes.

Show More

Related Articles

Back to top button