LajmeMaqedoni

NQP Shkup bën thirrje të mbahet maska gjatë shfrytëzimit të transportit publik

NQP Shkup bën thirrje të gjithë qytetarët, shfrytëzuesit e transportit publik t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19 gjatë shfrytëzimit të transportit, përkatësisht të mbajnë maska mbrojtëse në autobus.

Theksojnë se nuk kanë ingerenca të ndalojnë hyrjen e udhëtarëve të cilët nuk mbajnë maskë, as nuk kanë të drejtë t’i dënojnë.

“Thjeshtë, me sjellje të përgjegjshme të secilit individ, ndërkaq duke pasur parasysh atë se transportin çdo ditë e shfrytëzojnë mijëra qytetarë, të gjithë mund të kontribuojmë në luftën kundër përhapjes së virusit. Presim që thirrja jonë do të jetë e pranuar dhe zbatuar në interes të shëndetit kolektiv”, informojnë nga NQP Shkup. 

Show More

Related Articles

Back to top button