OBRM-PDUKM njofton se javën e ardhshme do të propozojë ministrat e rinj për qeverinë teknike.
“Ndër të tjera, pikërisht për truket dhe marifetet e tilla të lira që pritej nga LSD dhe Kovaçevski, OBRM-PDUKM bëri thirrje për shfuqizimin e qeverisë teknike, të cilën Kovaçevski e refuzoi. OBRM-PDUKM për të vepruar shtetërisht dhe me përgjegjësi pranoi të marrë pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Xhaferi nga BDI”, reagojnë OBRM-PDUKM ndaj deklaratës së Kovaçevskit.
Ligji nuk njeh propozime për ministra “vend bosh” siç deklaron Kovaçevski”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/