LajmeMaqedoni

Mot me vranësira dhe i ftohët, kryesisht me reshje bore

Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje kryesisht të borës. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore të vendit. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme bore (mbi 30 cm), ndërsa në zonat më të ulëta nga 3 deri në 10 cm.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit. Temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë ngrica. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 8 gradë Celsius.

Në Gostivar do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë.

Reshje lokale bore, siç bëjnë të ditur DPHM, do të ketë edhe mëngjesin e së dielës. Nga e hëna moti do të jetë stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat do të zbresin nën -15 gradë.

Show More

Related Articles

Back to top button