LajmeMaqedoni

Pritet të jetë Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi vlerësohet me çmim nga CCIT Awards

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka vlerësuar me çmim politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Çmimi i është dorëzuar mbrëmjen e sotme në një ceremoni gala me pjesëmarrës nga bota e biznesit, sipërmarrjes, politikës, artit dhe kulturës.

“Ju falenderoj për vlerësimin, do e ndaj këtë vlerësim me familjen, por edhe me atë staf administrativ me të cilin kam punuar për dy dekada dhe më kanë ndihmuar që detyrat ti kryej me sukses”, është shprehur Xhaferi teksa ka pranuar çmimin nga presidenti i CCIT, Nikolin Jaka.

Talat Xhaferi prtet të marrë detyrën e kryeministrit në qeveri në 28 janar, duke u bërë kështu i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Show More

Related Articles

Back to top button