Partia në pushtet LSDM bëri të qartë sot se nëse VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk e voton qeverinë teknike dhe nuk i përkrah propozimet e veta për qeveri teknike, atëherë nuk ka arsye pse të votojnë as deputetët e LSDM-së.
Nga LSDM thonë se nëse propozimet e opozitës nuk e meritojnë mbështetjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, nuk ka bazë për ta kërkuar atë nga deputetët e tjerë.
“Sipas ligjit, VMRO-DPMNE si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thuhet në komunikatën e LSDM.(INA)