Rrjetet e komunikimit janë rivendosur në të gjithë Gazën pas ndërprerjes më të gjatë pothuajse totale në enklavën bregdetare që nga fillimi i luftës.
Ndërprerja, e cila zgjati më shumë se një javë, ishte ndërprerja e nëntë e komunikimeve në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit më 7 tetor, sipas faqes së monitorimit të internetit Netblocks.
“Rrjeti është kthyer në Gazën jugore dhe qendrore dhe po operon në veri. Kjo përfshin komunikimin me telefon celular dhe internet”, tha për CNN, kreu i ofruesit palestinez të telekomunikacionit Ooredoo, Fares Samer.