Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para se të fillonte takimi në Samitin e BE-së në Shkup u shpreh se në këtë takim do t’i shprehin mendimet te përfaqësuesit e BE-së dhe ata amerikanë për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian
“Dua të them se ky është me të vërtetë një takim i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona më përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si dhe administratorët amerikanë për një hap të rëndësishëm që ne mundemi dhe duhet ta marrim për t’u afruar më shumë me BE-në… Është për planin e ri të rritjes dhe integrimin në tregun e brendshëm, që deri më tani kjo ka qenë e mundur vetëm për shtetet që janë bërë pjesëtarë të Bashkimit Evropian. Pra është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi e mirë që nuk duhet ta humbim, prandaj është vendimtare që të arrijmë sukses ne gjashtë shtetet e Ballkanit, është vendimtare që ne të vendosim popullin tonë të parin e të lëmë historinë dhe politikën në rastet e ardhshme, sepse nëse arrijmë të bëjmë gjërat e duhura deri në fund të këtij muaji, kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme”, tha Rama. /Alsat.mk