LajmeMaqedoni

Mungesa e internetit pamundëson digjitalizimin në arsim në RMV

Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, që nis më 22 janar, synon të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejtë digjitalizimin e procesit mësimor. Kjo nënkupton, internet në të gjitha shkollat, libra digjital, tabela elektronike, furnizim të nxënësve me pajisje elektronike e risi të tjera, raporton     Radio Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, vetëm 45 shkolla fillore në vend, nga 966 sa janë gjithsej, janë gati për procesin e digjitalizimit që nga gjysma e dytë e vitit.

Dhe, derisa shumë shkolla fillore, veçanërisht në zonat rurale, janë ende në pritje të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës, në fund të vitit të kaluar, më 29 dhjetor, Ministria e Arsimit doli me njoftimin ambicioz se nga gjysmëvjetori i dytë procesi i digjitalizimit në arsimin fillor, sipas konceptit të ri, hyn në fazën e dytë.

Nga ana tjetër, në gjysmëvjetorin e dytë, përmes platformës “mësimi.mk”, nxënësit do të kenë qasje në tekstet shkollore digjitale, të cilat, sipas ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, “nuk do të jenë vetëm një version PDF i atyre ekzistues, por me përmbajtje të reja multimediale që do të nevojiten për të pasuruar njohuritë e nxënësve”.

Procesi i digjitalizimit në arsimin fillore ka nisur fillimisht me klasat e dyta dhe të katërta dhe më pas me të tretat dhe të pestat që më pas të vazhdojnë edhe me paralelet tjera, por për shkak të mungesës së kushteve, kryesisht me internetin dhe pajisjet e nevojshme, në shumë shkolla nxënësit kanë qenë të detyruar t’u kthehen librave të shtypur.

Show More

Related Articles

Back to top button