LajmeSport

Kupa e Kombeve të Afrikës, 6 tifozë humbin jetën gjatë festimeve të fitores së parë

Ngjarja dramatike ndodhi pas ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Guinesë dhe Gambias, të cilën e para e fitoi falë një goli të Kamara. Ishte suksesi i parë në këtë kompeticion për kombëtaren e drejtuar nga Diavara, ndaj ndezi gëzimin e tifozëve. Për fat të keq, lumturia u kthye në tragjedi, kur gjatë festimeve humbën jetën 6 persona për shkak të aksidenteve rrugore.

Guinea u mblodh menjëherë rreth familjeve të viktimave, duke nisur gjithashtu thirrje të shumta për të siguruar që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më kurrë.

“E rëndësishme është që tifozët tanë dhe publiku të festojnë në mënyrë shumë të matur. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse objektivi i futbollit është të sjellë gëzim dhe jo t’i fusë familjet në zi. Ne nuk duam të vajtojmë të vdekurit, ndaj i ftojmë të gjithë të festojnë, por të kujdesen për veten që të mos iu ndodhë asgjë. Guinea është një vend ku njerëzit janë shumë, shumë të apasionuar pas futboll dhe e përjetojnë futbollin si askund tjetër në botë,” tha mes tjerash Amadou Makadxhi, menaxher i mediave të Federatës së Futbollit të Guinesë.

Show More

Related Articles

Back to top button